English

Zbulohet proteina që ndalon shtimin e qelizave kancerogjene

Romë, 4 shtator, NOA - Për të ndaluar rritjen e qelizave tumoriale, të cilat arrijnë t’u rezistojnë edhe testeve të kimioterapisë, ekspertët kanë gjetur së fundmi llojin e proteinës, e cila është në gjendje që përmes djegies së saj t’i eliminojë tërësisht ato.

Fjala është për llojin e proteinës Che-1, rezultat i fituar nga hulumtimet e studiuesve të Institutit Kombëtar të Kancerit në Romë “Regina Elena”.

Ata kanë shpjeguar sesi ky lloj proteine ka një rol kyç në rast të dëmtimit të zinxhirit të ADN-së.

Ajo promovon transkriptimin e p53, aktivizim i të cilit çon në riparimin ADN ose vdekjen e qelizës kanceroze.

n.e/NOA

KOMENTE