Romë, 5 shtator, NOA – Agjencia e shtypit iranian “Irna” do të bojkotojë për më shumë se një muaj lajmet nga skuadra e Romës. Vendimi ka ardhur pas përfshirjes së drejtuesve të ekipit në fushatën kundër dënimit të gruas iraniane me emrin Sakineh, e cila në bazë të ligjeve islame është dënuar me goditje me gurë për tradhti bashkëshortore.
Agjencia e cila është shumë afër linjës qeveritare iraniane në një njoftim të sajin bënë të ditur se frymëzim i klubit futbollistik italian ka ardhur nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lojtari i Romës, Françesko Toti vendosi pak ditë më parë disa lule në foton e gruas Sakineh, në shenje solidariteti.
Për të njëjtën arsye pak ditë më parë media iraniani quajti prostitutë dhe gruan e presidentit te Francës Nikola Sarkozy.
a.k/NOA