Tiranë, 5 shtator 2010 NOA – Një 39-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ndodhi në dalje të Tiranës pranë fshatit Tapizë kurse nëna e tij u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën.
Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se aksidenti ndodhi në orën 19.30 kur 39-vjeçari Hamdi Jaho, lindur e banues në Tapizë, Tiranë, ishte duke udhëtuar me një motoçikletë dhe humbi ekuilibrin.
Si rezultat i humbjes së kontrollit të motorit, 39-vjeçari doli nga rruga duke përfunduar me pasojë vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë, nëna rreth 65-vjeçare e të ndjerit pësoi gjithashtu plagë të rënda dhe në gjendje kritike ajo u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës për ndërhyrje mjekësore.
Një grup hetimor i policisë së Tiranës ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen procedurat rutinë pas ngjarjes tragjike.
e.r/NOA