English

Berisha shoqëron mbesat dhe nipin për të blerë mjetet shkollore

Tiranë, 5 shtator, NOA - Këtë fundjavë kryeministri Sali Berisha ua ka kushtuar mbesave dhe nipit të tij. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, i ka shoqëruar ata, në një nga kancelaritë e kryeqytetit për të blerë artikujt shkollorë dhe përgatitur për ditën e parë të shkollës që fillon nesër.

Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, i kanë shoqëruar mbesat dhe nipin teksa kanë përshkruar një e nga një stendat e kancelarisë, duke përzgjedhur gjërat e fundit që u kanë mbetur si mjetet shkollore, çantën, fletoret dhe kancelari të ndryshme që ata do ti përdorin në këtë vit të ri shkollor.

Kryeministri Berisha, u shpreh i kënaqur se këto ishin blerjet më të gëzueshme të vitit, ndërsa ka uruar çdo fëmijë që ulet nesër në bankat e shkollës, për një vit sa më të mbarë e suksese në mësim.

NOA

KOMENTE