English

Dublin, të famshmit Guns N’Roses qëllohen me shishe nga fansat (VIDEO)

Dublin, 5 shtator NOA/ Rid Bulku - Janë qëlluar me shishe nga fansat e tyre dhe kjo pasi ata u irrituan duke pritur grupin Guns N’Roses për fillimin e koncertit të tyre në Dublin. Një tjetër aventurë jo e këndshme për grupin e rrokut të viteve 1980, që prej shumë kohësh është duke koleksionuar koncerte të anuluara. Sipas BBC, grupi i Axl Rose është prezantuar një orë me vonesë në skenë.

Pas 20 minutash koncert, Axl i cili ishte marrë në shënjestër të shisheve për shumë kohë, ndaloi në mesin e këngës “Welcomme to the Jungle”.

“Tani do të funksionojë kështu. Në qoftë se hidhet dhe një shishe tjetër ne do të shkojmë në shtëpi. Gjithçka është në dorën tuaj. Ne erdhëm këtu për të kënduar dhe për t’u dëfryer, por në qoftë se ju nuk doni atëherë nuk është problemi që të vazhdojmë në rrugën tonë”, - vazhdoi ai.

Në këtë mënyrë grupi e braktisi skenën dhe organizatori i koncerti u kërkoi fansave të mos qëllonin më me shishe, ndërsa në prapaskenë po përpiqeshin për të bindur Axl që të rifillonte shfaqjen.

Pas rreth 1 ore, grupi i kthye në skenë rreth 23:30 dhe luajti deri në orën 1:00 për të gjithë fansat që ende nuk ishin larguar.

r.b/NOA

{youtube}pUMakD4tgow{/youtube}

KOMENTE