Tiranë, 5 shtator 2010 NOA - Fillimi i vitit të ri shkollor ka qenë impenjativ edhe për kryeministrin Sali Berisha, i cili këtë fundjavë, edhe një herë ia ka kushtuar mbesave dhe nipit të tij.
Ai së bashku me bashkëshorten e tij zonjën Liri Berisha, i ka shoqëruar nipër e mbesa, në një nga kancelaritë e kryeqytetit dhe pikërisht tek ajo që ndodhet pranë selisë së PD, për të blerë artikujt shkollorë dhe përgatitur për ditën e parë të shkollës që fillon nesër.
Kryeministri dhe bashkëshortja e tij, i kanë shoqëruar mbesat dhe nipin teksa kanë përshkruar një e nga një stendat e kancelarisë, duke përzgjedhur gjërat e fundit që u kanë mbetur si mjetet shkollore, çantën, fletoret dhe kancelari të ndryshme që ata do ti përdorin në këtë vit të ri shkollor.
Kryeministri Berisha, u shpreh i kënaqur se këto ishin blerjet më të gëzueshme të vitit, ndërsa ka uruar çdo fëmijë që ulet nesër në bankat e shkollës, për një vit sa më të mbarë e suksese në mësim.
e.r/NOA