Tiranë, 5 shtator 2010 NOA - Përfaqësuesit ligjorë të “Shoqatës së Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit në Gërdec” dalin me kërkesa për procesin gjyqësor.
Studio Ligjore “Res PUBLICA” iu drejtua sot Kryetarit se Gjykates se Rrethit Tiranë dhe Trupit Gjykues se Gjykatës së Shkalles se Pare, i cili gjykon çështjen e shpërthimit te Gërdecit.
Duke konsideruar se afatet e paraburgimit per te pandehurit e ceshtjes se shperthimit te Gerdecit jane afer limitit ligjor dhe duke konstatuar mungesen e impenjimit, korrektesës dhe ne disa raste duke patur parasysh papergjegjshmerine e Avokateve Mbrojtes te te Pandehurve si dhe e nje pjese te Trupit Gjykues, studio ligjore kërkon që gjykimi i çështjes ne fjale te vijoje i panderprere ne cdo dite pune.
Studio kujton këtu “vështirësinë që hasëm ne seancen e fundit ne muajin korrik, kur me nje justifikim tejet banal te Gjykatëses seanca u vonua me disa ore, apo nje seance te disa muajve me pare qe u shty sepse nje pjese e mire e paleve ligjore u largua per te pare ne stadium ndeshjen Inter – Milan, si dhe shume raste te tjera kur papërgjegjshmëria flagrante eshte mbuluar me arsyetime te palogjikshme, qe kane sjelle vonesa te pambarimta ne shqyrtimin e çështjes”.
Studio ligjore thotë se kërkesa bazohet në:
- Nenin 342 te kodit te Procedures Penale i cili shprehet per gjykimin e panderprere i cili kur nuk mbaron brenda nje seance duhet te vazhdoje ne diten pasardhese te punes;
- Nenin 58 te kodit te Procedures Penale i cili i jep te drejte personit te demtuar nga vepra penale qe te kerkoje procedimin e fajtorit;
Studio ligjore kërkon gjithashtu që gjyqtaret qe shqyrtojne çështjen “të çlirohen nga te gjitha impenjimet e tjera gjyqesore dhe te përqendrohen ekskluzivisht tek kjo çështje kaq delikate qe po zvarritet ne menyre te turpshme”.
“Shoqata e Familjareve te Viktimave te Shperthimit ne Gerdec” se bashku me perfaqesuesit e saj ligjore te studios ligjore “Res PUBLICA” shprehen se shpresojnë në mirekuptimin e instancave te drejtesise qe duhet t’i kushtojne kesaj ceshtje rendesine e duhur, ne perputhje me ligjin e me rregulloret, por edhe ne perputhje me deshiren per drejtesi te qytetareve qe kane humbur familjaret e tyre pas tragjedise ne fjalë”.
“I drejtohemi opinionit publik ne shprese per mbeshtetje e solidaritet ne kete ceshtje qe deri me sot ka luajtur me emocionet e me lotet e nenave e baballareve qe kane humbur femijet, me ndjenjat e familjareve qe kane humbur te afermit ne ate krim per te cilin ende nuk ka asnje te ndeshkuar, edhe pse ndodhi ne mes te dites, ne mes te Shqiperise, fare prane institucioneve qendrore te shtetit tone. Lufta jone ligjore per drejtesi e shpresa jone tek institucionet funksionale eshte lufta e cdo qytetari shqiptar qe deshiron te jetoje ne nje shtet funksional, ne nje shoqeri te shendetshme ku te gjithe duhet te jene te barabarte perballe ligjit e askush nuk duhet te gezoje statusin e te paprekshmit, pamvaresisht pozicionit te tij zyrtar, apo lidhjeve politike, familjare a klanore”, - thuhet në qëndrimin e shprehur nga kryetari i “Shoqates se Familjareve te Viktimave te Shperthimit ne Gerdec”
Feruzan Durdaj si dhe përfaqësuesit e studios ligjore “Res PUBLICA”, Dorian Matlija e Andi Kananaj, ky i fundit i njohur si eksponent i Lëvizjes Mjaft.
e.r/NOA