Këln,(Gjermani) 5 shtator, NOA - Boksieri i peshave të mesme Felix Sturm ka mbrojtur me sukses titullin kampion bote në boks për federatën ËBA-së.
Pas një periudhë prej 14 muajsh pushimi, boksieri nga Leverkuzeni ka arritur të dhurojë sërish spektakël. Strum u ndesh dje në Gjermani me Giovanni Lorenzo nga Republika Domenikane.
Ndeshja ka qenë e fortë dhe Sturm fitoi pas 12 raundeve me pikë.
Beteja mes dy boksierëve më të mirë të momentit është zhvilluar para më shumë se 13.000 shikuesish.
a.k/NOA