English

Fizikë, goli i Roberto Carlos në vitin 1997 ishte perfekt

Tiranë, 5 shtator 2010 NOA - Goli i realizuar nga Roberto Carlos në 35 metër largësi në ndeshjen Francë-Brazil në vitin 1997, që shumë persona e konsiderojnë si më të bukurin e të gjithë kohërave, nuk është aspak një rastësi.

E kanë provuar fizikanët francezë me anë të një studimi në revistën “Journal of Physics”.

Goditja e dënimit, e cila fillimisht krijon idenë se nuk do të inkuadrojë aspak portën, në momentin e fundit ka marrë një trajektore të pazakontë.

Fizikanët zbuluan se gjuajta është karakterizuar nga veçoritë teknike të brazilianit dhe nga fakti se topi është goditur nga një distancë e largët nga porta.

r.b/NOA

KOMENTE