English

Gruaja i jep gji viçit

Indi, 6 Shtator, NOA- Chouthi Bai, një grua indiane në Rajasthan Kilchu, vendosi të kujdeset për një viç, pasi kafsha kishte humbur nënën e tij. Zemra dhe gjoksi i saj ishin vendimtare për mbijetesën e vicit.

Në fakt, gruaja i ka dhënë gji viçit sikur të ishte një fëmijë, tre ose katër herë në ditë. "Për mua nuk ka dallim midis një fëmije dhe një viçi. Ai ishte aq i vogël kur i ngordhi e ëma, kështu që e vura mes krahëve të mi dhe i dhashë të pijë nga gjoksi im”, ka shpjeguar ajo.

Viçi i vogël, tashmë 46 ditësh e ndjek Chouthi në cdo lëvizje të saj, tamam sikur të ishte e ëma.

“Dhe pastaj, dihet që lopa në Indi është një kafshë e shenjtë: nëse e ndihmoj të rritet do të më falënderojë Perëndia”, ka përfunduar ajo.

a.e./NOA

KOMENTE