Indi, 6 Shtator, 2010 NOA- Narasamma, një grua 92 vjeçe nga Bangalore në Indi, ka deklaruar se nuk pi ujë që kur ishte 14 vjeçe. Gruaja është e vetëdijshme se kjo deklaratë mund të jetë e çuditshme dhe nuk ka folur me askend, pervecse me te afërmit e saj.
Sipas “Mid Day”, Narasamma ndjen nevojën për të shuar etjen me ujë, vetëm duke pirë dy filxhanë me kafe çdo ditë.
Por gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu. Në moshën 14 vjeçare ajo thotë se kishte një sëmundje që e bënte ta kishte fytin të thatë, gjë që çoi për të pirë deri në 10 litra ujë në ditë. Ky konsum i tepërt i ujit, bëri që ajo të mos ishte në gjendje të lëvizë. Ishin prindërit e saj të shqetësuar që e çuan te një mjek, i cili i dha një dietë 48 ditëshe për largimin e lëngjeve të tepërta nëpërmjet djersës. Dieta funksionoi me të vërtetë, por ajo nuk e ndjeu më nevojën për të pirë ujë. Për atë që pyet veten se si një person jeton pa pirë ujë, Narasamma përgjigjet se jeta e saj është e lidhur me rregullat e Ayurveda, një formë e lashtë e shërimit dhe parandalimit të sëmundjeve që janë ende në shumë zona të Indisë.
Gruaja e moshuar ha vetëm oriz, fruta të thata dhe arra, çdo ditë lutet të paktën 5 orë, agjëron 10 ditë në muaj dhe gjatë muajve më të ngrohta vesh veshje të lagëta për të rregulluar temperaturën e trupit.
Mjekët thonë se trupi i njeriut nuk mund të mbijetojnë pa një hidratim adekuat, por pranojnë se në disa raste të rralla, trupi jonë është në gjendje për të gjetur "rrugë alternative" në mënyrë që të hidratohet. Pikërisht për këtë arsye ajo së shpejti do të studiohet nga disa mjekë të cilët duan të kuptojnë se si ajo mbijeton vetëm duke marrë dy filxhanë kafe në ditë.
Kjo histori është shumë e ngjashme me atë të Prahlad Jani, i cili nuk pi dhe ha për vite me radhë.
a.e./NOA