Moti Neser – E diel, 5 shtator 2010
Shqipëria
Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranesirash do te kete neser ne te gjithe territorin shqiptar.
Ne mesdite do te kete shtim te vranesirave ne vend ku me te dendura do te jene ne zonat malore POR i gjithe vendi do te mbetet i rrezikuar nga shira te dobet dhe te izoluar.
Pjesa e dyte e dites do te permiresoje kushtet atmosferike ne zonat bregdetare dhe te ulta duke bere qe kthjellimet te jene dominuese NDERSA zonat malore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet.
Te njejtat kushte atmosferike do te mbeten gjate nates dhe mengjesin pasardhes.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne mengjes NDERSA mesdita do te sjelle rritje te ndjeshme te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim Jugperendimor NDERSA deti do te kete dallge deri ne 2 balle.
Europa
Moti – E diel, 5 shtator 2010
Europa Verilindore dhe Ishujt Britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira POR intensiteti i tyre do te jete i dobet. Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe shirave do te jene ballkani Verior si edhe pjesa me e madhe e Europes Linore. Vendet Nordike do te kene renie te ndjeshme te temperaturave NDERSA e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te jete e kthjellet me kalime vranesirash te lehta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
E diel, 5 shtator 2010
Greqia alarmon per stuhi te forta ere dhe rrufe;
Ballakni Verior rrezikohet nga shira ne forme rrebeshi;
Spanja alarmon per ere te forte dhe dallge te larta.