Christchurch, 5 shtator NOA/ Rid Bulku - Pas tronditjes së fortë me magnitudë 7 në Christchurch, qyteti i dytë më i madh në Zelandën e Re është shpallur një gjendje alarmante. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryebashkiaku Bob Parker.
Tërmeti nuk ka shkaktuar viktima, por ka shkaktuar shumë dëme materiale duke e paralizuar tërësisht qytetin dhe duke shkatërruar sistemet elektrike dhe ato të komunikacionit.
Rreth 350 mijë ndërtesa kanë rënën duke bllokuar rrugët dhe duke plagosur rëndë shumë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje tepër kritike.
Tronditja, e cila zgjati 40 sekonda, u regjistrua rreth orës 4:35 të mëngjesit të së enjtes, rreth 30 kilometër në perëndim të Christchurch. Qyteti ka rreth 342 mijë banorë dhe gjendet në pjesën perëndimore të ishullit, një prej të dyve që formojnë Zelandën e Re.
Fillimisht tërmeti ishte vlerësuar me një magnitudë prej 7.4 nga shërbimet gjeologjike të SHBA-së.
Më pas ajo ndryshoi dhe u vlerësua me 7.0. qyteti tashmë mund të themi se ndodhet në një kaos të vërtetë.
Shumë ndërtesa janë dëmtuar rëndë dhe rrugët e qytetit janë shkatërruar. Dritat janë fikur po ashtu dhe linjat telefonike.
Kanë qenë të shumtë personat që kanë dalë në rrugë të veshur me pizhame dhe kjo si rrjedhojë e panikut dhe terrorit që i kishte pushtuar në ato momente.
Kryebashkiaku i qytetit Bob Parker ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe kjo për t’i dhënë mundësi skuadrave të emergjencës dhe të shpëtimit që të vlerësojnë në mënyrën më të mirë impaktin preciz dhe dëmet e shkaktuara nga tronditja.
Është bërë e ditur gjithashtu se kanë qenë të shumtë dhe personat që kanë mbetur në kurthin e rrugëve të hapura si pasojë e tërmetit.
r.b/NOA