Tiranë, 6 Shtator NOA- Statujat greke kanë qenë fillimisht me ngjyra, të cilat janë venitur gjatë viteve. Pjesa më e madhe tani duken si të bardha ose të errëta, por sot falë teknologjisë ato mund të risillen përsëri në jetë.
Të rikthehesh përsëri në mijëvjeçarët e kaluar shpejt e lehtë tashmë është e mundur, falë teknikës së quajtur "Rakin light".
Rrezet UV janë përdorur edhe për analiza shkencore duke studiuar ndriçimin fluoreshent të komponimeve organike të llojeve të ndryshme.
Kështu, statujat mund të shkëlqejnë sërish.
Ky nuk është një zbulim aktual, kujtojmë për shembull statujat në Muzetë e Vatikanit.
Risia qëndron në përdorimin e ngjyrave, falë një përzierje ndërmjet rrezeve ultraviolet, infra të kuqe dhe rrezeve X.
a.e./NOA