English

Sahit Prizreni do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Ndërkombëtar të Mundjes

AMC mbështet Federatën Shqiptare të Mundjes

Tiranë, 5 shtator 2010 NOA - Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin e Mundjes për të rritur që do të organizohet këtë muaj në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Federata Shqiptare e Mundjes në rrugën e saj drejt pjesëmarrjes në kampionatin që do të organizohet në Moskë ka gjetur përsëri mbështetjen e AMC.

Mundësi shqiptar që do të konkurrojë në këtë kampionat është medalisti Sahit Prizreni. Ai do të garojë në stilin e lirë në peshën 60 kilogram ku ka një konkurrencë shumë të fortë.

Objektivi që Federata Shqiptare e Mundjes ka për këtë kampionat është pozicionimi në zonën e medaljeve. Sahit Prizreni kërkon që të përsërisë suksesin e vitit 2007 ku arriti të dilte i treti në kampionatin e organizuar në Azejrbaxhan.

Fazën përgatitore Sahit Prizreni mundi ta zhvillonte në Gjermani ku është stërvitur pranë ekipeve të atjeshme. Ndërsa para nisjes për në Moskë ai është stërvitur pranë Klubit të Tiranës.

Pjesëmarrja në këtë kampionat shënon një tjetër kontribut që AMC jep për sportet në Shqipëri. Edhe më parë AMC ka mbështetur sportist shqiptar në garimet ndërkombëtare duke i mundësuar kushtet më optimale për të përfaqësuar më së miri Shqipërinë. AMC, përveçse është kompani më e madhe e komunikimit celular në vend, është edhe ndër kompanitë që ka kontribuar më shumë për sportet në vend.

e.r/NOA

KOMENTE