Korçë, 5 shtator 2010 NOA – Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në rrugën nacionale që lidh Korçën me Devollin pasi një i ri ka gjetur vdekjen në aksident dhe më pas trupi i tij është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit të ardhur nga rrjedhja e gazit, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, rreth orës 23.30, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në segmentin Çiflig-Dishnicë, kur mjeti me targë Ko 6293 B ka goditur në pjesën e pasme mjetin me targë Ko 805 ATX, të cilët po qarkullonin në një sens lëvizjeje.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjeti me targë KO 6293 B, Ervin Prisoj.
Pas aksidentit viktima është djegur dhe nga të dhënat e deritanishme mendohet se viktima ka humbur vetëdijen si pasojë e rrjedhjes së gazit nga bombolat që kishte në mjet dhe më pas mjeti të jetë përplasur e ka marrë flakë.
Burime zyrtare nga Policia e Korçës, i thanë agjencisë NOA se nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.
a.f/NOA