English

Topi: Kuvendi të plotësojë detyrimet gjatë këtij sesioni, dialog për reformat

Tiranë, 5 shtator, NOA – Një ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar Presidenti Bamir Topi u ka dërguar një mesazh deputetëve dhe grupeve politike. Në mesazhin e kreut të shtetit vihet në dukje nevoja e dialogut politik mes forcave politike dhe gjetjen e në zgjidhjeve politike. Presidenti shpreh keqardhjen që shumë prej reformave nuk arritën të realizoheshin nga ana ligjore.

Duke përshëndetur nisjen e sesionit të ri parlamentar ka apeluar për dialog politik, duke shtuar se në këtë mënyrë mund të realizohen dhe reformat që kërkon vendi.

Kreu i shtetit ka theksuar se është e nevojshme që të ketë largpamësi politike nga ana e deputetëve për zgjidhjen e krizës politike.

“Mbetem me shpresë se do të arrihet jo vetëm tejkalimi i debatit politik për zgjedhjet e 28 qershorit, por do të ketë konsensus edhe për përcaktimin e numrit të përfaqësuesve politikë në KQZ si dhe për gjetjen e atij mekanizmi magjik për numërimin e pakundërshtueshëm të votave. Kjo mund të prodhojë edhe ndryshime kushtetuese, por të tilla që t’i rezistojnë kohës”, tha Topi.

Në nisjen e mëparshme të sesioneve kreu i shtetit ka zgjedhur që të mbajë fjalim në sallën e Kuvendit. Ndërkohë që këtë herë është mjaftuar me një mesazh në adresë të deputetëve.

a.k/NOA

KOMENTE