English

Vjedhin hekurin te stacioni i trenit, kapen duke e shitur në pazarin e Lezhës

Lezhë, 5 shtator 2010 NOA – Plani i tyre deri diku kishte ecur mirë: Të dalim për të “gjuajtur”, të kapim ca hekur paçka se është pronë publike dhe ta shesim. Por pikërisht këtu u ka ngecur sharra në gozhdë sepse janë pikasur nga policia dhe janë arrestuar me “presh” në duar.

Nikoll Pepushaj, 45 vjeç dhe Gjoke Pepushaj, 32 vjeç, që të dy me banim ne lagjen “Kodermarlekaj” të qytetit Lezhë janë kapur sot në mëngjes nga policia vendore, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Drejtoria e Policisë se Qarkut Lezhe tha zyrtarisht se arrestimi i të dyve u bë pasi rreth oreve te para te mengjesit ne lagjen Skenderbeg te qytetit Lezhe, u kapën në flagrancë nga patrulla e përgjithshme e Policise se Komisariatit Lezhe me nje sasi hekuri te vjedhur ne Stacionin e Trenit te mallrave ne Lezhe, te cilin e mbanin ne automjetin e tyre dhe tentonin per ta shitur ne nje pike grumbullimi te hekurishteve ne lagjen Skenderbeg te qytetit Lezhe.

Policia tha se në cilesine e proves materiale u sekuestrua sasia e hekurit te kapur si dhe mjeti me te cilin po e transportonin. Që të dy tani përballen me akuzën e vjedhjes në bashkëpunim.

a.r/NOA

KOMENTE