Kanada, 6 shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Kufoma e një gruaje në procesin e dekompozimit u gjend brenda një oxhaku. Doktoresha Jacquelyn Kotarac, 49 vjeçe, kishte një marrëdhënie me pronarin e shtëpisë ku u gjet trupi i saj i pajetë.
Policia tha se çifti kishte patur një debat dhe burri ishte mbyllur në shtëpi, duke lënë jashtë doktoreshën. Më pas u largua nga banesa e tij duke mos e vënë në dijeni gruan dhe kaloi një natë jashtë shtëpisë.
Kjo është arsyeja pse askush nuk është në dijeni të asaj se ç’mund të ketë bërë Jacquelyn Kotarac.
Gruaja u përpoqën të hynte në shtëpi nëpërmjet çatisë. Ajo përdori një palë shkallë për tu ngjitur dhe më pas e ka gjetur veten në oxhakun e shtëpisë.
Policët kanadezë kanë supozuar se ajo mund të ketë rrëshqitur ose mund të ketë mbetur në një kurth të çatisë.
Alarmi u mor vetëm një ditë më pas, kur kolegët e saj nuk e panë më në zyrë. Asistenti i doktoreshës, i cili sipas dëshmitarëve kishte një lidhje me të, duke mos arritur dot të kontaktonte denoncoi zhdukjen e saj.
Trupi u gjet dy ditë më vonë nga një mik i pronarit të shtëpisë, në të cilën ajo u përpoq të hynte.
Ai ndodhej atje për tu kujdesur për peshqit, të paktën siç raporton Die Toronto dhe kjo pasi ndjeu një erë të çuditshme që vinte nga oxhaku.
Trupi i gruas u gjet në oxhak, në rreth gjysmë metri lartësi. Trupi u nxor të nesërmen, kur autoritetet shkatërruan kapakun nga jashtë duke goditur dhe hedhur poshtë murin.
r.b/NOA
{youtube}wIE8D_gNbOU{/youtube}