English

Avioni akrobatik bie në mes të turmës së spektatorëve

Nuremberg, 7 shtator NOA - Gjatë një ekzibicioni në një zonë të Gjermanisë, një avion i vogël akrobatik ka rënë mbi një turmë personash duke shkaktuar vdekjen e disa prej tyre dhe plagosjen e të tjerëve. Gjithçka ka ndodhur në Nuremberg, ku piloti ka humbur kontrollin e avionit dhe ka rënë mbi spektatorët që po e ndiqnin.

Një zëdhënës i qytetit të Nurembergut, ku u zhvillua dhe shfaqja, ka theksuar se pesë persona të plagosur ndodhen në gjendje tepër kritike. Aeroplani, një Tiger Moth i 1933, ishte nisur së bashku me një ekip tjetër avionësh, por më pas ra në drejtim të spektatorëve. Dëshmitarët kanë pohuar se viktima është goditu nga helika.

“Ishim duke pirë kafe, kur në një moment helika e avionit ndodhej para nesh”, - shpjegoi një spektator. Sipas policisë, me sa duket piloti, ka humbur kontrollin e aeroplanit.

r.b/NOA

KOMENTE