Londër, 7 Shtator, NOA- Fotoja e Balotellit, me një fytyrë të dëshpëruar pas aksidentit me autoveturë në të cilin ai u përfshi, i kishte vënë në ankth fansat e tij. Ishte i dehur? Ndonjë nga kapriçot e tij?
Misteri mbi këtë çështje u zbulua nga e përditshmja britanike “Sunday Mirror”, që hetoi mbi aksidentin që ndodhi në Manchester. Në xhepin e tij, Mario kishte 5 mijë sterlina dhe kur agjentët e kishin pyetur se përse mbante një sasi të madhe parash me vete, ai i është përgjigjur duke i thënë: “Sepse jam i pasur”. Kështu fytyra e Balotellit, pas aksidentit me makinë që pësoi lojtari ka pasur një shpjegim dhe diçka e tillë është sqaruar nga “Sunday Mirror”, që ka treguar këtë detaj të pabesueshëm në lidhje me këtë ngjarje. E çuditshme është se personi me të cilin është përplasur Mario është një tifoz i Manchester City i abonuar për 25 vite. r.b/NOA