English

Bashkia apel institucioneve: Mos parkoni në vendet e ndalim-qëndrimit!

Tiranë, 6 shtator, NOA - Bashkia e Tiranës u ka drejtuar sot një apel të gjitha institucioneve të cilat cënohen nga Plani i Qarkullimit të Qendrës, që të respektojnë vendparkimet e caktuara prej saj dhe të mos parkojnë mjetet e tyre në vendet që janë ndalim-qëndrimi, pasi në rast të kundërt Policia Bashkiake do të marrë të gjitha masat ligjore për shkelësit.

Drejtori i Transportit dhe Lëvizshmërisë në Bashkinë e Tiranës, Enton Punavija në një deklaratë për mediat tha se “në vijim të zbatimit të Planit të Qarkullimit për Qendrën e Tiranës, Bashkia e Tiranës ka mundësuar këtë territor në qendër si vendparkim për të gjithë mjetet e institucioneve, të cilët cënohen prej tij”.

“Sot duhet të ishte dita e parë që ky vendparkim të funksiononte, pas një komunikim zyrtar të vazhdueshëm gjatë javëve të kaluara me institucionet, por parkimi është ende i pambushur. U bëjmë apel të gjithë institucioneve se respektimi i vendparkimeve të përcaktuara nga ana e Bashkisë së Tiranës për mjetet e tyre, është shumë i rëndësishëm për lehtësimin e trafikut. Pasi ashtu si e kemi thënë, parkimi është një nga elementët kryesore të qarkullimit”, bëri me dije ai ndër të tjera.

Duke shtuar se në ditët në vijim, në qoftë se në vendet të cilat tashmë janë ndalim- qëndrimi, gjenden mjetet e institucioneve, policët bashkiakë do të marrin të gjitha masat ligjore për spostimin e tyre.

n.e/NOA

KOMENTE