Tiranë, 6 Shtator, NOA Update – “E ftoj opozitën që ta marrë në konsideratë me seroiozitetin më të madh votimin elektronik”.
Kështu tha ndër të tjera kryetari i qeverisë, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së sotme së grupit parlamentar demokrat, duke sqaruar se kjo gjë duhet parë me përparësi, pasi ky vend ka çdo mundësi që të hapë 4.754 qendra elektronike votimi.
“Unë nga ana ime, garantoj një proces transparent zgjedhor për çdo gjë që varet nga qeveria”, tha ai, duke folur për zgjedhjet e ardhshme lokale në vend, të cilat sipas një dekreti të sotëm të nxjerrë nga Presidenti i Republikës, parashikohet që të mbahen në datën 8 maj 2011.
“Eshtë detyrimi i mazhorancës për të bërë kompromis dhe për t’i dhënë të gjitha garancitë e duhura opozitës”, tha ai ndërkaq, lidhur me procesin e hetimit të zgjedhjeve të mëparshme, për të cilat opozita prej më shumë se një viti ka shprehur rezervat e saj.
n.e/NOA