English

Berisha: Procesi i heqjes së vizave me BE, po ecën i sigurt drejt finalizimit të tij

Tiranë, 6 Shtator, NOA – Procesi i heqjes së vizave me Bashkimin Evropian, po ecën i sigurt drejt finalizimit të tij.

Një deklaratë të tillë, kryeministri Sali Berisha e ka bërë sot gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, duke theksuar se është fakt i padiskutueshëm që zhvillimet më pozitive të Shqipërisë aktualisht janë në fushën e integrimit pasi ky është edhe projekti më i madh i shqiptarëve.

“Grupi i ekspertëve të Komisionit Evropian që erdhi në vend për të parë situatën e plotësimit të kushteve për heqjen e vizave, ka përcjellë mendime qartësisht pozitive dhe

kjo ka bërë që procesi i heqjes së vizave të ecë i sigurt”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Duke shtuar më pas se zhvillimi i dytë madhor në vend, është ai ekonomik, të cilin sipas tij, nuk mund ta zbehin dot deklaratat negative që mbërrijnë përditë nga kampi opozitar.

“Para thirrjeve dhe britmave të përditshme për krizë, ekonomia shqiptare faktohet e shëndetshme”, tha Berisha.

Sipas tij, vetëm eksportet “Made in Albania” kapin shifrën prej 50 miliardë lekë, 122.6 përqind më shumë se një vit më parë ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE