Spanjë, 7 shtator NOA - Dramë gjatë garës tradicionale me dema në Vila Seca de la Sagra, pranë Toledos. Një person 42-vjeçar, i cili mori pjesë në këtë garë në rrugët e qytetit, mbeti i vdekur. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku Jesus Hijosa dhe më pas u citua nga “El Mundo” në edicionin online.
42-vjeçari u tërhoq zvarrë nga demi i parë i cili u la i lirë në sheshin qendror të fshatit. Kryetari i bashkisë theksoi se ishte tepër i tronditur nga kjo fatkeqësi. r.b/NOA