Tiranë, 6 Shtator, NOA – Pak para se të fillojë në gjykatën e Tiranës, seanca e radhës për procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, kreu i shoqatës së Familjarëve të Gërdecit parashtroi për mediat kërkesën që ky gjykim të realizohet në mënyrë të pandërprerë.
“Gjykimi për çështjen Gërdeci të bëhet në mënyrë të pandërprerë dhe i përditshëm. Kjo pasi edhe afatet e paraburgimit të të pandehurve po afrohen drejt fundit”, deklaroi ai.
Duke paraqitur shqetësimin e shoqatës së Familjarëve të Viktimave, ai tha se në këtë mënyrë gjithë shoqëria do të ndërgjegjësohet për ëështje të mëdha siç është ajo e Gërdecit, sikundër do t’i jepet fund zvarritjes që i është bërë asaj nga avokatët.
Ndërkaq, dje studio Ligjore “Res PUBLICA” iu drejtua kryetarit të Gjykatës së
Tiranës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë që gjykon çështjen e shpërthimit të Gërdecit me kërkesën për ndjekjen e saj pandërprerje në çdo ditë pune.
“Duke konsideruar se afatet e paraburgimit për të pandehurit e çështjes së shpërthimit të Gërdecit janë afër limitit ligjor dhe duke konstatuar mungesën e impenjimit, korrektesës e në disa raste duke patur parasysh edhe papërgjegjshmërinë e Avokatëve Mbrojtës të të Pandehurve si dhe e një pjese të trupit gjykues, studio ligjore kërkon që gjykimi i çështjes në fjalë të kryhet pa ndërprerje”, thuhet konkretisht në këtë kërkesë... (vijon).
n.e/NOA