English

Fuoristrada humbet kontrollin, godet për vdekje këmbësorin

Durrës, 6 shtator, NOA – Ndërsa ishte duke ecur në segmentin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, një automjet fuoristradë ka humbur kontrollin dhe si pasojë, ka aksidentuar për vdekje një këmbësor që kalonte aty në ato momente.

Ngjarja fatale raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, sipas të cilave fuoristrada që e shkaktoi atë ishte tip Nisan, me targa EEM 4845, ndërsa drejtuesi i saj ka qenë Demir Bajrami, 55-vjeç, lindur në Dibër dhe banues në qytetin e Durrësit.

Mësohet se ndaj tij është realizuar arrestimi në flagrancë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ka qenë pikërisht ai që ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasoje ka aksidentuar me vdekje një kalimtar.

Ky i fundit bëhet me dije se mban emrin Agron Dervishi, 46-vjeç, lindur dhe banues

në Gramsh, i martuar.

Ndërsa thuhet se ka mbetur i dëmtuar, por jashtë rrezikut për jetën edhe shoqëruesi i tij, këmbësori tjetër me inicialet A. J., 28-vjeç, edhe ky lindur në Gramsh e banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit.

Grupi hetimor kreu veprimet e para lidhur me aksidentin në fjalë, ndërsa materialet proceduriale iu dërguan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE