English

George dhe Eli të pandashëm në Los Anxhelos

Los Anxhelos, 7 shtator NOA - Gjatë ceremonisë së fundit të Emmy Awards ai kaloi në tapetin e kuq i vetëm, megjithatë nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi lidhja e George Clooney me Elisabetta Canalis nuk është aspak në krizë.

Për të hedhur poshtë zërat e një ndarje të mundshme, të shpërndara kohët e fundit nga i gjithë shtypi botëror, mjaftojnë vetëm të shikohen fotot e fundit të çiftit, që mbrëmjen e kaluar ka kaluar një darë të qetë në një restorant në Los Anxhelos.

Ata janë kapur nga fotografët teksa po dilnin nga restoranti ku menjëherë kanë qenë të shumtë fansat që kanë kërkuar autografe nga aktori hollivudian.

r.b/NOA

KOMENTE