Berlin, 6 Shtator, NOA – Përdorimi i centraleve bërthamore në Gjermani është zgjatur edhe me 12 vjet të tjera, sipas një marrëveshje të arritur nga koalicioni qeverisës.
Kështu, i bie që ato të funksionojnë deri në vitin 2030 dhe jo deri në 2021, siç ishte kërkuar më parë nga qeveria.
Ndërkaq, marrëveshja parashikon që qeveria gjermane të caktojë gjithashtu edhe fonde të reja për kompanitë e angazhuara në prodhimin e energjisë së rinovueshme.
Nënshkrimin e një marrëveshje të tillë, kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka justifikuar me faktin se burimet e rinovueshme në Gjermani nuk janë të zhvilluara aq sa duhet për të hequr dorë nga centralet atomike e prandaj, shtrohet domosdoshmëria e zgjatjes së kohës së tyre të përdorimit.
n.e/NOA