Tiranë, 6 Shtator, NOA – Transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit përbën tashmë një detyrim për parlamentin shqiptar dhe ajo nuk duhet harruar.
Një fakt të tillë grupi parlamentar i Partisë Socialiste e ka përcaktuar si detyrim që duhet përmbushur patjetër në sezonin e ri parlamentar i cili nis ditën e sotme.
Sipas deputetëve socialistë, asgjë nuk mund ta anashkalojë kërkesën insistuese të selisë rozë për hetimin e zgjedhjeve të fundit në vend.
Ndërkaq, mësohet se gjatë mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i ka informuar deputetët e opozutës për negociatat që po zhvillohen me Partinë Demokratike lidhur me hetimin e zgjedhjeve dhe gjetjen e një kompromisi rreth komisionit hetimor.
n.e/NOA