English

Hapen dyert e shkollave, 645 mijë nxënës nisin sot vitin shkollor 2010-2011

Tiranë, 6 Shtator, NOA – Përmes ceremonive të veçanta festive janë hapur sot në të gjithë vendin dyert e të gjitha shkollave, duke bërë të mundur kështu inicimin e vitit të ri shkollor 2010-2011.

Janë gjithsej 645 mijë nxënës të cilët janë ulur tashmë në bankat e shkollave, ndërsa 42 mijë prej tyre e kanë bërë këtë gjë për herë të parë në jetën e tyre.

Hapja e shlollave është përshëndetur ndërkaq, nga përfaqësuesit më të lartë të politikës në vend, si presidenti Bamir Topi në shkollën 9-vjeçare të Tufinës, kryeministri Berisha në shkollën 9-vjeçare në Rrushkull të Sukthit apo kryesocialisti Edi Rama në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në kryeqytet.

Tashmë ky brez nxënësish që kanë hyrë në shkollë ditën e sotme do t’i nënshtrohet sistemit 9-vjeçar arsimor si edhe atij 3-vjeçar të arsimit të lartë, pjesë kjo e Kartë së Bolonjës në sistemin tonë shkollor, i cili ka nisur të aplikohet që para disa vitesh në vend.

Nga ana e saj, qeveria është angazhuar që të realizohë një rikonstruksion të të gjitha institucioneve arsimore në vend, ku pjesë e këtij projekti të madh është natyrisht edhe ngritja e mjaft shkollave të reja, duke e cilësuar këtë si një ndër prioritetet e punës së saj.

n.e/NOA

KOMENTE