English

Jeremiç: Nuk tërhiqemi nga projekt-rezoluta e Kosovës

Beograd, 6 Shtator, NOA – Beogradi zyrtar nuk mendon aspak që ta tërheqë projekt- rezolutën për Kosovën që tashmë ka prezantuar para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije për mediat ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, sipas të cilit Serbia nuk ka ndër mend të tërhiqet nga beteja diplomatike që ka nisur tashmënë OKB kundër pavarësinë e Kosovës.

“Nuk planifikojmë tëreqjen e rezolutës sonë. Por, po zhvillohen bisedime dhe negociata intensive, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë, përfshirë edhe ata nga BE-ja”, tha minsitri Jeremiç.

Duke shtuar se qëllimi i Serbisë është që të hapet rruga për negociata të reja, që të do sillnin një zgjidhje kompromisi për Kosovën .

Duke nënkuptuar këtu pse jo, bisedimet për shkëmbim territoresh etj.

Një reagim i tillë i Jeremiç mbërrin në një kohë kur nga e gjithë bota Beogradit zyrtar i kanë mbërritur sinjale për tërheqjen nga propozimi i tij në OKB.

n.e/NOA

KOMENTE