English

John Rise humbet ndjenjat gjatë seancës stërvitore

Norvegji, 7 shtator NOA - John Rise nuk do të zbresë në fushë në Oslo, në ndeshjen kualifikuese të Euro 2012 midis Norvegjisë dhe Portugalisë.

Mbrojtësi i krahut të majtë në ekipin e Romës ka pësuar një tronditje cerebrale. Lojtari norvegjez është dëmtuar gjatë seancës stërvitore në një përplasje me shokun e tij të skuadrës Espen Ruud.

Rise, pas përplasjes ra menjëherë në tokë duke humbur ndjenjat. Më pas ai u transportua menjëherë në spital ku atje iu nënshtrua analizave më të detajuara.

r.b/NOA

KOMENTE