English

Kreu i grupit socialist, Ruçi: Sesioni i kaluar një dështim i plotë

Tiranë, 6 shtator, NOA – “Sesioni i kaluar parlamentar dështoi në përpjekjet për t’i hapur rrugën transparencës së zgjedhjeve, jo për arsye të mungesës së kohës, por për shkak të mungesës së vullnetit politik”.

Kështu e ka cilësuar nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi sesionin e kaluar parlamentar.

Në fjalimin e tij në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, deputeti Ruçi i kërkoi kryeministrit Berisha të rishqyrtojë kërkesën e socialistëve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.

Sipas Ruçit në rast se mazhoranca nuk përgjigjet për hetimin e zgjedhjeve atëherë Ruçi la të kuptohej se opozita do të mbajë qëndrim ndaj mazhorancës, qëndrime që opozita i ka bërë të ditura edhe në fund të sesionit të kaluar.

Ruçi tha ndërkaq se kërkesa e opozitës është në tavolinën e kryeministrit, ndaj, sipas tij, duhet që vetë shefi i qeverisë ta këqyrë me kujdes këtë kërkesë, përpara se të japë përgjigje, pasi në të kundërt opozita nuk do të ketë ofertë tjetër për bashkëpunim.

Deputeti Gramoz Ruçi theksoi se sesioni i kaluar parlamentar ishte një dështim i plotë pasi edhe në kuptimin legjistlativ ky parlament u përdor për të zgjidhur çështjet dhe interesat e veta.

KOMENTE