English

Kryebashkiaku Rama uron nxënësit e kryeqytetit për vitin e ri shkollor

Tiranë, 6 shtator, NOA – Nga shkolla nëntëvjeçare “Naim Frashëri”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama u ka uruar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

Në fjalën e tij kryebashkiaku Rama u shpreh se “Jam shumë i kënaqur që më jepet mundësia që ditën e parë të shkollës të jem këtu në këtë shkollë, e cila ka një traditë të mirë dhe për të cilën edhe bashkia është përpjekur të bëjë më të mirën”.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit theksoi sakaq se edhe pse në kushte të vështira prej shumë vitesh, mësueset dhe mësuesit jo vetëm të kësaj shkolle po të gjithë qytetit, përpiqen të bëjnë më të mirën duke u munduar që të mos i lënë asgjë mangut një pune jashtëzakonisht fisnike, por dhe jashtëzakonisht të vështirë, siç është puna e mësuesit në kushtet e sotme.

Në këtë kontekst, zoti Rama përshëndeti edhe prindërit, të cilët bëjnë gjithçka që fëmijët e tyre të shkollohen sa më mirë dhe të mos iu mungojë asgjë.

Kryebashkiaku Rama siguroi fëmijët e se do të bëjnë edhe më shumë për të përmirësuar çdo kusht, me synimin për të patur një mësim sa më të mbarë, por edhe një kohë të lirë sa më të organizuar.

mit/NOA
KOMENTE