English

Kuvendi, nis sot punimet sesioni i tretë i legjislaturës së XVIII parlamentare

Tiranë, 6 Shtator, NOA – Parlamenti nis sot përmes një seance të posaçme plenare punimet e sesionit të tretë të legjislaturës së XVIII, brenda sallës së rikonstruktuar falë punimeve rehabilituese që u zhvilluan në të gjatë muajve të verës.

Sesioni i kaluar parlamentar u karakterizua nga bojkoti i deputetëve të opozitës, të cilët e frekuentuan sallën e seancave plenare vetëm javët e fundit të tij, ndërsa parashikohet që ata të jenë të pranishëm gjatë punimeve të sotme parlamentare.

Sa i përket axhendës së punimeve që parashikon seanca e parë plenare, mësohet se ajo përmban së pari pikën e hapjes së sesionit, pastaj atë të miratimit të procesverbalit dhe miratimit të programit të punës së Kuvendit për periudhën 6 shtator-4 nëntor 2010, e në fund edhe pikën e miratimit të kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit.

Seanca e fundit plenare e sesionit të kaluar parlamentar u karakterizua nga debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës, madje edhe me konfrontim fizik.

n.e/NOA

KOMENTE