English

“Ndihmë, gruaja ime është zhdukur” (por ishte në shtrat me një kalimtar)

Bolzano (Itali), 7 Shtator, NOA- Një aventurë e pakëndshme për një turist gjerman i cili kishte ardhur në Alto Adige me gruan e tij për të kaluar disa ditë në male. Gjithçka ka filluar një mbrëmje vonë me një zënkë në rrugën ndërmjet Appian dhe Bolzanon. Njeriu ka akuzuar gruan e tij të re se e ka kaluar në të pirë gjatë darkës dhe gruaja e ka ofenduar.

Pas grindjes, burri i mërzitur ka vazhduar rrugën, por pas njëqind metrash, i shqetësuar nga errësira është kthyer prapa, pa gjetur gruan e tij. Turisti dha menjëherë alarmin, duke vënë në lëvizje ekipet e shpëtimit, zjarrfikës dhe policë, të cilët kontrolluan të gjithë zonën midis Appian dhe Bolzano. Gjithë natën policia dhe zjarrfikësit kontrolluan pa sukses. Në mëngjes portieri i një hoteli në Bolzano ka raportuar praninë e një gruaje me tiparet përkatëse të së zhdukurës, një raport i konfirmuar nga faktet. Turistja ishte duke fjetur e qetë në një dhomë të hotelit në krahët e një burri.

Kur u zgjua gruaja e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Ishte e vështirë për policinë për ti shpjeguar situatën burrit të dëshpëruar, i cili mendonte më të keqen.

Sipas rezultatet paraprake gruaja kur kishte parë burrin të largohej, i kishte bërë autostop makinës së parë që kishte kaluar. Në fund turistja ka vendosur të kalojë natën me njeriun e makinës.

Çifti është nisur menjëherë për në Gjermani, por jo së bashku. Pushimet janë mbyllur me një thirrje për ndarje.

a.e./NOA

KOMENTE