Bogota, 6 shtator, NOA – Njeriu më i shkurtër në botë është shpallur zyrtarisht Eduard Nino Hernandesin, me gjatësi vetëm 70.21 centimetra, sa një valixhe dore.
Lajmi bëhet me dije nga mediat e huaja, sipas të cilave, djaloshi 24-vjeçar nga Kolumbia, është futur tashmë në librin e rekordeve Guiness.
Nino është djali i madh në një familje me pesë fëmijë që jeton në një apartament modest në Bosa, një zonë e varfër në pjesën jugore të Bogotës.
Me një peshë vetëm 10 kilogramë, ai nuk është zgjatur më që kur ishte në moshën 2- vjeçare.
Ndërkaq, thuhet se njeriu më i shkurtër në botë, ka një të dashur normale, një vajzë 18-vjeçare me gjatësi 1.5 metra.
n.e/NOA