English

Olldashi: Investimet për shkollat në qarkun e Fierit, 10 miliard lekë

Fier, 6 shtator, NOA - Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, zgjodhi sot shkollen e Vilishtit, në komunën Kuman të Fierit për t’i uruar të gjithë nxënësve të shkollave, një vit sa më të mbarë shkollor.

Në të njëjtën kohe, ai u shpreh i kënaqur që nxënësit e kësaj shkolle, por jo vetëm, do të keni mundësi të akomodohen në ambjentet sa më komode dhe moderne duke qenë se sapo ka përfunduar dhe rikonstruktimi i saj.

“Janë një numër i madh shkollash të rikonstruktura dhe të ndërtuara nga e para, jo vëtëm në këtë komunë, por në gjithë qarkun e Fierit. Vetëm 5-vitet e fundit ne kemi investuar në shkollat e Fierit rreth 1 miliard lekë të reja ose 10 miliard lekë të vjetra”, tha ai.

Duke cituar konkretisht se janë dy institucione parashkollore të ndërtuara, 26 shkolla 9-vjeçare, 4 shkolla të mesme, dy shkolla profesionale dhe tre gjimnaze të reja që janë duke përfunduar.

n.e/NOA

KOMENTE