English

Pasqyra e Shtypit, 6 Shtator 2010

Tiranë, 6 Shtator, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 6 Shtator 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.

Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme ngjarjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit prej 3 ditësh ku 450 pasagjerë janë bllokuar për nisjen në Itali dhe ndërhyrjes së policisë. Ato paraqesin edhe parashikimin e datës së zgjedhjeve lokale nga presidenti në 8 maj. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i protestave të zhvilluara nga banorët e Dukatit për çështjen e pronësisë, duke bllokuar gjithë Karaburunin.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Nexhmija: Dreka me Nënë Terezën – Intervista: Vuri në varr një buqetë me lule për Enver Hoxhën”, i cili citon një intervistë të dhënë nga gruaja e ish-diktatorit, Nexhmije Hoxha mbi vizitën e Nënës Terezë në Shqipëri.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Presidenti Topi: Të hetohen zgjedhjet e qershorit”, referuar deklaratës së bërë dje nga presidenti i Republikës për zhvillimet politike në vend.

“Pronat, banorët e Dukatit rrethojnë Karaburunin”, është një artikull që citon protestën e zhvilluar në Dukat për çështjen e pronësisë.

“Qëndrimi/ PS: Raport i kushtëzuar me Kuvendin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Tri ditë në pritje/ 450 pasagjerë të bllokuar në Rinas”, i cili tregon detaje nga ngjarja e ndodhur në aeroportin e Rinasit ku 450 pasagjerë janë bllokuar për nisjen në Itali.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vito Kapo: Enveri nuk më ka kërcënuar, Ramizi dhe Nexhija kanë falsikikuar dokumentat”.

Ndërkaq, lidhur me akuzën e radhës, të lëshuar në media për koncesionet në energji, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “Reagimi/ Bashkëshorti i Bulkut: Nuk kam aksione në hidrocentrale”.

Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e arsimit është edhe ai me titullin “Sot nis shkolla, Tafaj: Klasa me 35 nxënës”.

“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Topi vendos: Zgjedhjet do mbahen më 8 maj 2011”, i cili tregon sesi presidenti i Republikës tashmë e ka përcaktuar datën e re të zgjedhjeve lokale, ndërsa tani pritet vetëm dekretimi i saj zyrtar.

“Zbulohet libri i panjohur i Eqerem Bej Vlorës, shkruar me mikeshën e tij”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje në rubrikën “dossier”.

Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Gjallica në duart e së dashursë së Gani Kadrisë, shteti i zbuloi në 2009-ën”.

“Na duan si moldave, ja sa fitojnë prostitutat shqiptare në Shkup” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Akuza: Imuniteti i Priftit na pengon”, i cili tregon reagimin e prokurorisë lidhur me pamundësinë për të ndjekur penalisht ministrin Dritan Prifti, lidhur me akuzat e opozitës për korrupsion, pasi ai ka imunitet.

Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Cani: PS do t’i zhbëjë të gjitha kontratat e paligjshme”.

Ndërsa çështja e arsimit mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “Nisin shkollat, Tafaj: Shkollat tona, drejt cilësisë”.

“Topi: Politika i zhgënjeu qytetarët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “Star Airëays lë pezull për 72 orë pasagjerët në Rinas ”, i cili i referohet ngjarjes e ndodhur në aeroportin e Rinasit prej 3 ditësh ku 450 pasagjerë janë bllokuar për nisjen në Itali.

Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Topi: Politika, në beteja pa suksesi”, referuar letrës së presidentit të Republikës, për pamundësinë e zgjidhjes së ngërçit politik në vend.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “OSSH kërkon rritje të çmimit të dritave”.

Ndërsa në rubrikën “politika” do të lexoni “Ekspertët: Votimi elektronik, gati për 15 muaj”.

n.e/NOA

KOMENTE