English

Pato feston ditëlindjen në shoqërinë e modeles braziliane

Venecia, 7 shtator NOA - Sulmuesi i Milanit Alexandre Pato ka festuar ditëlindjen e tij në shoqërinë e partneres së tij të re, bukuroshes Debora Lyra, e cila u zgjodh Mis Brazili 2010. Fotografitë e publikuara nga Ego i tregojnë ata të dy teksa kalojnë në një shëtitje në Venecia. Ka qenë vetë modelja e cila ka bërë konfirmimin e këtij lajmi duke theksuar se ndihen të dashuruar me njëri-tjetrin.

Pas martesës së shkurtër me aktoren Sthefany Brito, sulmuesi brazilian me sa duket ka gjetur lumturinë e humbur në krahët e Deborës. Të dy, me kapele në kokë dhe syze dielli, kanë shëtitur në sheshin San Marco dhe si një çift i dashuruar kanë shkëmbyer gjeste tepër afektive.

“Kundrejt fotove që janë publikuar nuk mund të kem asnjë arsye për të kundërshtuar apo përgënjeshtruar, pasi momentalisht jam shumë e lumtur”, - tha bukuroshja braziliane në një deklaratë për shtyp.

r.b/NOA

KOMENTE