Kore e Jugut, 6 shtator 2010 NOA - Një grua e moshuar nga Koreja e Jugut është kthyer në një person shumë të famshëm kombëtar dhe kjo pasi arriti të kalonte testin e patentës pas 960 tentativash në 5 vjet.
Cha Sa-soon, 69 vjeç, ka nisur të studiojë teori dhe praktikë në vitin 2005 dhe që atëherë është paraqitur në testimet respektove duke provuar pesë ditë të javës.
Më pas, e pashpresë tentoi të kalonte quiz-et duke provuar nga dy herë në javë dhe më në fund guximi i saj u vlerësua. Cha Sa-soon është një gjyshe vërtetë e veçantë dhe kjo duke menduar se ka harxhuar të gjithë atë energji vetëm për të çuar nipërit e saj në kopshtin zoologjik.
Ndër të tjera një fakt shumë i çuditshëm është se mbiemri i saj i përkthyer nga gjuha koreane do të thotë “automjet”.
Nipërit dhe fëmijët e saj sapo u vunë në dijeni të këtij lajmi filluan të festonin dhe kjo duke qenë të mbështetur dhe nga shumë persona të tjerë.
r.b/NOA