English

Plot 106 vjeçe, nuk ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale dhe as ka puthur ndonjëherë

Skoci, 6 shtator 2010 NOA/ Rid Bulku - Isa Blyth është një gjyshe tepër e rrallë. Në vitin e 106 të lindjes së saj, përveçse tregon energji të shumta, ka pohuar se në këto vite të jetës së saj, ajo nuk ka kryer asnjëherë marrëdhënie seksuale, madje nuk ka qenë puthur kurrë.

Siç tregon dhe një nga mbesat e saj, ajo nuk ka pasur asnjëherë nevojën e një dashurie madje as kohën për tu marrë me një mashkull.

Ajo ishte tepër e impenjuar në korin e kishës, në të cilin është pjesëmarrëse, në sportin e golfit dhe për të kaluar një kohë të mirë në kopshtin e saj të shtëpisë.

Me sa duket kjo është dhe receta e vërtetë për jetëgjatësi. Isa, e lindur në 1904, ka jetuar gjithmonë në Edimburg dhe ka punuar për 35 vite si sekretare e North British Distilleries, një fabrikë uiski e qytetit skocez.

Mbesa e saj, Sheena Campbell, 67 vjeç, ka pohuar se gjyshja e saj ka qenë shumë e impenjuar në profesionin e saj dhe gjithashtu në aktivitete të tjera dhe për këtë arsye ajo nuk ka pasur kohë për të krijuar një familje të sajën. Edhe në moshë të re, sipas Sheena, ajo gjithmonë është treguar shumë e pjekur duke marrë nën kujdes vëllezërit dhe motrat e saja.

“Nuk kishte kohë as për tu trishtuar, ku dhe në ditët e sotme karakteri i saj është tepër i jashtëzakonshëm”, - përfundoi ajo. Isa, aktualisht jeton në një shtëpi në Edimburg, ku ka festuar 106 vjetorin e saj të lindjes me tortë dhe shampanjë.

r.b/NOA

KOMENTE