Tiranë, 6 shtator, NOA – Ditën e premte, tek Ministria e Kulturës bëhet promovimi i romanit "Shkrimtari", i autorit Mehmet Myftiu.
Libri ribotohet nga shtëpia botuese “Toena” me ndihmën e ambasadës franceze dhe asaj zviceriane.
Romani i Myftiut, “Shkrimtari” (1964), botuar në version të plotë vetëm në vitin 1995, është një dëshmi e asaj çka u ndodhi disidentëve të viteve 1950, përfshirë edhe autorin vetë.
Libri vjen në shqip pas suksesit në gjuhën frënge.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se gjatë ceremonisë së promovimit të tij, i pranish?m do të jetë edhe botuesi francez i romanit të Mehmet Myftiut dhe përkthyesja, vajza e tij Besa Myftiu.
Më tej, Spiro Duni do të interpretojë pjesë nga romani, kurse Elina Duni do të këndojë një repertor të zgjedhur, shoqëruar nga Genti Rushi.
n.e/NOA