English

PS: Ruli të përgjigjet për privatizimet. Pse u prish kontrata për mjediset e ish- Ekspozitës “Shqipëria Sot”

Tiranë, 6 shtator, NOA – Partia Socialiste në vijim të paraqitjes së fakteve që dëshmojnë me prova kapjen e shtetit dhe abuzimin në emër të përfitimeve, nga njerëzit e kryeministrit, ka bërë publike sot një grup pyetjesh për ish-ministrin e ekonomisë Genc

Ruli, ku theksohet se kontrata e shtetit me ish qeramarrësit e mjediseve të ish Ekspozitës “Shqipëria Sot” u prishën jashtë afateve ligjorë, vetëm e vetëm për të përmbushur interesat e familjes dhe njerëzve të afërt të kryeministrit.

Deputeti socialist, Eduart Shalsi, duke kërkuar përgjigje të drejtpërdrejtë nga ministri Genc Ruli, i kujtoi atij me një pyetje arsyen e prishjes përpara çdo afati dhe në mënyrë të

njëanshme të kontratës së shtetit me subjektet private, që përdornin me qera mjedisin e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Deputeti Shalsi kërkoi një përgjigje se përse ministri Ruli e kishte me ngut privatizimin e këtij mjedisi, duke kërkuar më shumë transparencë për investitorët e paraqitur për këtë privatizim.

Në këtë kontekst deputeti Shalsi aludoi për një veprim të ngrutur të ministrit i shtyrë edhe nga interesat private të familjarëve të kryeministrit apo zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë.

“A ka vallë zoti Ruli familjarë ose njerëz të tjerë të lidhur me ju, kryeministrin apo funksionarë të tjerë të lartë, që kanë qenë të interesuar për të përfituar drejtpërdrejtë nga ky privatizim, duke ju shtyrë të prishni në mënyrë të njëanshme kontratën për dhënien me qera të ish - Ekspozitës Shqipëria Sot”, apeloi për përgjigje nga ministri aktual i Bujqësisë, deputeti i opozitës.

Sipas Shalsit ky proces i vlerësimit të truallit të ish - Ekspozitës dhe të zonës përreth ishte një proces jotransparent dhe i padrejtë.

Në bazë të këtyre pyetjeve, për të cilat socialistët dëshmojnë të kenë provat e duhura, PS i kërkoi ministrit Genc Ruli, të mos të bëjë gabimin e kolegëve të tij, të akuzuar për afera korruptive, duke u futur në llogoren nga ku pushteti hedh baltë kundër opozitës, në një përpjekje të kotë sipas deputetit Eduart Shalsi, për të mbuluar të vërtetën.

mit/NOA

KOMENTE