Durrës, 6 shtator, NOA – Gjatë një sherri orët e vona të natës mes tyre, tre të rinj kanë kanosur dhe dëmtuar me sende të forta njëri-tjetrin.
Për këtë arsye, ata janë arrestuar në flagrancë dhe siç bëjnë me dijeni burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, emrat e tyre janë përkatësisht Shkëlzen Elmazi, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; Rudin Meta, 32 vjeç, i dënuar më parë për prodhim e shitje të lëndëve narkotike e Durim Meta, vëllai i tij, 39-vjeç dhe Gëzim Hasani, 36-vjeç; që të katërt banues në qytetin e Durrësit.
Ndaj tyre u kryen veprimet e para hetimore dhe materialet iu kaluan prokurorisë së Durrësit për veprat penale të kanosjes, dëmtimeve të tjera me dashje, dhunimit të banesës e prishjes së qetësise publike në bashkëpunim.
n.e/NOA