English

Skandal seksual në parlamentin anglez

Londër, 6 Shtator, NOA- Gazeta britanike Sunday Mirror me lajmin e publikuar në faqet e saj ka lëshuar një stuhi në politikën britanike. Gruaja e Mike Weatherley, deputetit ultra-konservator dhe besnik i kryeministrit britanik David Cameron, është një prostitutë. Dhe të mendosh se ai donte të bëhej i famshëm për aftësitë dhe aktivitetet e tij politike.

Në fakt, gruaja e tij Karla, 39 vjeçe, me origjinë braziliane është parë në krah të tij që nga viti 2003.

Lajmi që ka vënë në siklet qeverinë britanike është publikuar nga Suday Mirror me shumë prova fotografike. Një gazetar i kësaj gazete në fakt ka vizituar Karlën në një qendër masazhi në South London: gruaja me pseudonimin Adriana i kishte afruar seks kundrejt një pagese. Për më tepër, ajo kishte punuar në dy bordello të tjera, me dy emra të ndryshëm, Bea dhe Bianka. Është e paqartë nëse Weatherley, e ka ditur të shkuarën dhe të tashmen e Karlës, por pas publikimit të lajmit, deputeti ka deklaruar se 39 vjeçarja nuk është më gruaja e tij prej disa muajsh. Megjithatë, Sunday Mirror ka zbuluar se ajo ishte ende pranë Weatherley gjatë fushatës elektorale, e dy muaj më parë është parë duke hyrë në parlament për të vizituar burrin e saj.

"Jam i tronditur nga ky lajm, por unë kam prova se ne jemi ndarë që nga muaji shkurt. Mund të tregoj çdo lloj prove, nëse është e nevojshme – ka thënë deputeti - së shpejti do të flas me Karlën, por tani kam nevojë të qëndroj me familjen time.

Weatherley ka tre fëmijë, Mark, Chris dhe Becky, lindur nga martesa e tij të parë.

a.e./NOA

KOMENTE