Finlandë, 7 shtator NOA - Me sa duket janë në përgatitje shumë smartphone të ri të kompanisë Nokia, të cilët po priten të lançohen në treg. Ky është lajmi më i ri nga kompania finlandeze.
Ndërmarrja gjigante është në përgatitjet përfundimtare të E7, i cili do të paraqitet me një ekran të gjerë me prekje dhe do të karakterizohet nga tastiera “qwerty”.
I treguar që nga muaji prill, më pas do të prezantohet Nokia N8, i pari me sistem operativ Symbian 3, i cili pritet të lançohet në treg duke filluar që nga muaji i ardhshëm.
r.b/NOA