Madrid, 6 Shtator, NOA – Deklarata e bërë dje nga organizata separatiste baske ETA për një armëpushim në të ardhmen, duket se nuk i ka mjaftuar aspak qeverisë spanjolle.
Madridi zyrtar ka reaguar menjëherë ndaj saj, duke theksuar se deklarata në fjalë është "e pamjaftueshme".
Madje edhe qeveria rajonale në territoret baske në një deklaratë kundërpërgjigjëse ndaj ETA-s ka pohuar se nuk mjafton që të thuash se do shpallësh armëpushimin, kushedi se kur.
Organizata separatiste baske ETA, shpalli dje një armëpushim unilateral në fushatën e saj të dhunshme për pavarësi nga Spanja.
Në një mesazh nëpërmjet një videoje dhënë BBCsë, ajo thotë se e kishte marrë disa muaj më parë vendimin për të mos ndërmarrë më sulme të armatosura.
ETA thotë se do që të arrijë qëllimin e saj me mjete paqësore dhe demokratike, dhe bën thirrje për përfshirje ndërkombëtare për vendosjen e paqes.
n.e/NOA