Tiranë, 7 Shtator, NOA- Sudoku më i vështirë në botë nuk vjen nga Japonia. Shtëpia e lojës së lindur në vitet '70, e që u bë popullor në nivel global është Finlanda dhe është vepër e matematikanit Arto Inkala.
Ky që shihni në foto është sudoku më i vështirë në botë. Inkala ka krijuar këtë skemë speciale në tre muaj duke përdorur një softuer të programuar prej tij në mënyrë që zgjidhja të ishte shumë e vështirë.
Siç tregohet nga vetë krijuesi: "Nëse shkoni sipas logjikës mund të kaloni ditë, madje dhe vite. Në vend të kësaj me pak tentativë dhe me pak fat edhe 15 minuta do të mjaftonin". Pak a shumë si të gjithë fjalëkryqet."Unë mendoj se popullariteti i sudokut është i lidhur me thjeshtësinë e rregullave të tij – thotë shkencëtari - dhe është gjithashtu një lojë zbavitëse. Duke eliminuar edhe një numër nga 23 numrat e skemës, rritet numri i zgjidhjeve të mundshme në masë të madhe, duke e bërë lojën shumë më të lehtë".
Ajo çfarë e bën kaq të vështirë fjalëkryqin e Inkalas është numri i hapave mendorë të duhura për të mbushur çdo qelizë: si në shah, ku çdo veprim i kërkon lojtarit një kapacitet të jashtëzakonshëm për abstraksion.
Sudoku ka vetëm një rregull: në çdo kolonë, çdo rresht dhe në çdo zonë, çdo numër duhet të paraqitet vetëm një herë.
Sudoku është një lojë logjike ku është dhënë një rrjet 9 × 9 që duhet të plotësohet me numrat 1-9: kolonat vertikale apo horizontale, secili rresht duhet të përmbajë të gjitha shifrat e pa përsëritje.
Duhet të "mendojmë" tetë apo nëntë lëvizje përpara. Ka tashmë 23 kuti të mbushura. Dhe vetëm një zgjidhje. Tre muaj që të hartohej. Do të marrë kohë më të gjatë për ta zgjidhur? Dhe ju, e keni zgjidhur? Te galeria keni foton me zgjidhjen!
a.e./NOA